Ndërsa protesta kundër projektit në Zvërnec vijon prej ditësh në Tiranë dhe është shtrirë edhe në diasporë, në grupet e demokratëve në WhatsApp po qarkullon një mesazh mobilizues për pjesëmarrje në tubimin e sotëm.
Në mesazhin e shpërndarë, demokratëve u bëhet thirrje t’i bashkohen protestës në orën 18:00, në një pikëtakim përballë Piramidës, pranë stacionit të autobusit. “Sot është koha të dalim të gjithë së bashku dhe të kërkojmë çdo ditë përgjegjësi deri në arritjen e qëllimit tonë”, thuhet në mesazh.
Thirrja vjen në një moment kur Partia Demokratike duket se po përpiqet të afrohet me protestën, pasi fillimisht e pa me dyshim dhe e sulmoi ashpër mobilizimin qytetar.
Mobilizimi i strukturave opozitare përmes WhatsApp-it tregon se protesta, e nisur si reagim qytetar ndaj zhvillimeve në Zvërnec, po kthehet gjithnjë e më shumë edhe në një terren beteje politike.
Mesazhi i dërguar demokratëve:
"Përshëndetje miq! Sot, në orën 18:00, do t’i bashkohemi protestës mbarëkombëtare të të gjithë shqiptarëve! Shumë prej jush prej kohësh kanë bashkuar zërin e tyre me zërin e rinisë shqiptare. Sot është koha të dalim të gjithë së bashku dhe të kërkojmë çdo ditë përgjegjësi deri në arritjen e qëllimit tonë. Vendi i takimit do të jetë përballë Piramidës, pranë stacionit të autobusit. Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe jo të shpërndarë, sepse vetëm të bashkuar zëri ynë do të dëgjohet dhe do të…"/TemA

Komente








Domethene nuk duhet dale pa thene baba Sali,a mortja popullit tone qe u nda majt djathte e veri jug.Me kte injorance do kemi sali/rame vazhdimisht
PërgjigjuDo dalin kusaret e Berishes atij qe shkaterroj bregdetin e Durresit ndertoj pallate siper reres dhe i shperndau ku i deshi qefi.Solli gjithe malsoret ne Tirane e zune pronat e Tiransve dhe po te shkonte dikush te kerkonte pronen u dilnin me kallashnikov e i kercenonin me jete.Ku i gjeti pronat qe ka ne bregdet Berisha? Ku i gjeti Ilir Meta ? Ku i gjeti Tabaku ne Hamallaj?Te gjithe demokratet me vila ne bregdet ? Pse sflet askush ne protest per keto probleme po vetem shajn dhe kercenojn me jete Kryeministrin shqiptare? Kercenimet denohen ligjerisht ne gjithe boten.Protesten e mbeshtes se jane rinia shqiptare po nuk me perfaqesojn dhe per cdo kerkes qe bejn duhet te kene parasysh cdo qytetar shqiptar kudo ku ndodhet cfare kerkesash kane ! Ju lutem respkekt!
PërgjigjuJa dhe llapaqenet e PeDe po hidhen ne sulm. Se qenefi Salih Maloku do medoemos pushtet. Ptu, flliqsira
PërgjigjuZhdukuni rrobqira, nuk ju duam as PS e as PD .
PërgjigjuSapo te futet PD do te largohen te gjithe prape sic kane bere me protestat e meparshme. Tju vij zor
Përgjigju