Disa ditë pas publikimit të fotove ku dallohej portretizimi i Anastas Janullatos si afresk në muret e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. 

Ka qenë pikërisht gazetari Arben Llalla i cili denoncoi ngjarjen para disa ditësh dhe i njëjti që poston edhe fotot pas pendimit nga ana e Kishës, e cila ka vendosur që ta mbulojë fytyrën e Janullatos.


“Pas denoncimit tim, ku në afreskun e ri ikonografik tek kishëza e katedrales ortodokse të Tiranës paraqitet kryepeshkopi Anastasios tek zbret nga qielli si Jezu Krishti, funksionarët e KOASH­it ia mbuluan me copë të bardhë fytyrën kryepeshkopit të ikonizuar në murin e brenda kishës… I mbuluan fytyrën për të mbuluar të pabërën, flagrancën e madhe në historinë e Ortodoksisë: vetkultizimin e Janullatosit!” shkruan gazetari Arben Llalla në rrejtin social “Facebook”.

kisha janullatos
(Afresku i hequr: Potrezimi i Janullatos)
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)