TIRANË - Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë - Durrës. Në aksident janë përfshirë tre makina, ku njëra prej tyre u kthye përmbys.
Mësohet se drejtuesi i mjetit që u përmbys është plagosur dhe u dërgua në spital. Ndërkohë që drejtuesit e tjerë patën disa dëmtime të vogla.
Makinat e përfshira në aksident janë mjetet tip 'Benz', 'BMW' dhe 'Volkswagen'.
Mësohet se shkak i aksidentit është bërë frenimi i njërës prej autoveturave dhe makinat e tjera pas saj u përplasën.
Si pasojë e aksidentit, trafiku u bllokua për rrëth 30 minuta.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com