FOTOLAJM/Pllakat e Kryeministrisë
do të përdoren për familjet rome

FOTOLAJM/Pllakat e Kryeministrisë<br />do të përdoren për familjet rome
TIRANË - "Rehabilitimi Mjedisor", kështu i ka cilësuar arkitekti Artan Shkreli punimet që po bëhen pas Kryeministrisë. Pllakat që kanë qenë në oborrin e pasëm të Kryeministrisë, po hiqen dhe do të vendosen në mjediset e reja ku u sistemuan familjet e komunitetit rom në Shishtufinë. Arkitekti i cili po ndihmon në restaurimin e godinës së kryeministrisë dhe të mjediseve përreth e ka bërë të ditur lajmin në rrjetin e tij social në Facebook.
 
"Pllakat e një parkimi të tepërt të Kryeministrisë, i cili pak vjet më parë vrau një hapësirë të gjelbër, do të shkojnë për të sistemuar mjediset ku do të strehohen disa familje të pastreha të komunitetit rom", shkruan  në postiminin e tij në Facebook të Artan Shkrelit.
 
Rikonstruksioni i godinës së Kryeministrisë filloi sapo Kryeministri Rama mori detyrën duke hequr fillimish gardhin rrethues. Ndërsa 37  familjet e komunitetit rom të cilët u dëbuan nga ish-ndërmarrja e dekorit dhe për më shumë se 2 muaj jetuan në çadrat e ngritura në trotuar, u strehuan para pak ditësh në banesat e reja në Shishtufinë, tek ish godina e një reparti ushtarak. Në këtë mënyrë u larguan nga rruga dhe u gjet një strehim.

pllakat para kryeministrise
(Foto: Pllakat e hequra nga oborri pas Kryeministrisë,  që do të përdoren për familjet rome)


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë