TIRANE-Katër persona janë arrestuar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, por policia vazhdon të mos japë një dinamikë të saktë të ngjarjes dhe nuk shpjegon rolin e të arrestuarve.
Mungesa absolute e transparencës nga policia dhe prokuroria nuk ka të bëjë me sekretet hetimore, shumë nga të cilët, sidoqoftë, kanë dalë në mënyrë përzgjedhëse në disa media, duke shtuar konfuzionin, në vend që ta zhduknin atë.
Interesit të medieve Policia e Tiranës i përgjigjet me uljen e 'perdes'. Në drejtorinë e Policisë së Tiranës sikur duket në foto, në krahun e majtë janë shkallët hyrëse të drejtuesve, ndërsa në të djathtë futen të arrestuarit. Pikërisht hyrja në të djathtë shërben edhe për median për të fiksuar momentet e shoqërimeve, por nga sot i është vendosur një 'perde'.