SHBA - Do të jetë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe për katër vjet të tjera, por duket se karizmi nuk i shteron. Pas lotëve të gëzimit në ditën e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 17 nëntor dhe pas përqafimit me Zonjën e Parë Michelle (foto e cila theu rekord në Twitter), Obama shfaqet në këtë FOTOLAJM duke imituar protagonisten tjetër në foto.
Bëhet fjalë për gjimnazisten amerikane, McKyla Maroney, e cila pretendon se nuk i bën përshtypje vizita e presidentit Obama. Por edhe Presidenti nuk e lë pas humorin e tij. Barack Obama imiton me shaka gjimnazisten, duke krijuar një situatë të këndshme edhe për të pranishmit në sallë, të cilët e kanë shoqëruar këtë gjest me buzëqeshje.

Presidenti u takua me pjesëtarët e skuadrës amerikane olimpike në Zyrën Ovale.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com