TIRANE - Flamujt në shumicën e institucioneve shtetërore si Kryeministria, Presidenca dhe Parlamenti valëviten flamuj të deformuar. Kështu deklaruan sot deputetë të Partisë Socialiste në Parlament, teksa theksuan se vetë presidenti i Republikës Bujar Nishani është betuar në një flamur pa gjuhë dhe me kokë të deformuar.

Pasditen e sotme Partia Socialiste shpërndau për mediat foto të tjera nga institucionet shtetërore, të cilat reagojnë flamur shqiptar me shqiponjë të deformuar.

Kryeministri Sali Berisha i fotografuar në ambientet e brendshme të kryeministrisë, në sfond shfaqet flamuri i deformuar. I njëjti detaj vërehet edhe në ceremoninë e pesë ditëve më parë, të rivarrosjes së e shtarave të mbretit Ahmet Zogu në Shqipëri.

flamuri i deformuar

flamuri i deformuar

flamuri i deformuar

flamuri i deformuar
*Foto të shpërndara nga Partia Socialiste

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)