FOTOLAJM/ Pse ky veprim? Floriana Garo futet në grupin e WhatsApp të LSI-së

FOTOLAJM/ Pse ky veprim? Floriana Garo futet në grupin e WhatsApp të LSI-së

Floriana Garo, drejtoresha e komunikimit për Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike

TIRANË- Floriana Garo, drejtoresha e komunikimit për Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike duke se nuk është mjaftuar që të marrë drejtimin e grupit të medias në Partinë Demokratike. Së fundmi, ajo është bërë pjesë edhe e grupit të LSI-së në WhatsApp, në mënyrë që të jetë në dijeni të çdo njoftimi për media që do të dalë nga kjo parti. 

Më herët, pas marrjes së kontrollit, Floriana Garo 'pastroi' grupin e WhatsApp të Partisë Demokratike, duke ndryshuar emrin, logon, por edhe duke larguar ato persona që sipas saj nuk kishin lidhje me grupin e medias së partisë dhe këtu nuk kurseu as deputetët Gazment Bardhi apo edhe Ina Zhupën.

Këto ndryshime kanë ardhur pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohur ndryshimet e bëra në statut gjatë Kuvendit të Sali Berishës, duke i dhënë të drejtën për të drejtuar PD-në Komisionin e Rithemelimit. 

Pse ka ndodhur ky veprim nuk dihet, por ajo që të bën përshtypje, është fakti se përse drejtoresha e Komunikimit të PD, bëhet pjesë edhe e grupit të një partie tjetër. Në fakt, prej kohësh Berisha me Ilir Metën, kanë treguar se kanë bashkëpunuar, madje ka qenë presidenti ai që riktheu në lojë politikisht Sali Berishën, duke i ofruar partinë e tij si mjet për t'u regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit.

Foto që tregon se Floriana Garo është shtruar edhe në grupin e medias të LSI-së

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja