TIRANE- Akademia e Arteve në kryeqytet tashmë ka marrë në pamje të re. Gjatë ndërhyrjeve që po realizohen në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri, rikonstruksionit i është nënshtruar edhe godina e Akademisë së Arteve. Kryeministri Rama ka postuar në rrjetin social “Twitter” një foto ku duhet qartësisht ndryshimi i Akademisë së Arteve, jo vetëm sa i takon fasadës, por edhe hapësirës përreth ku nuk mungon gjelbërimi dhe ndriçimi.
 
“E njihni këtë godinë? Akademia e Arteve pas ndërhyrjes sonë për nxjerrjen e sheshit “Nënë Tereza” nga llumi i harresës”, shkruan kryeministri Rama.
akademia e arteve

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)