FOTOLAJM/ Qeni merr drejtimin e makinës, fotoja që po bën xhiron në rrjet

FOTOLAJM/ Qeni merr drejtimin e makinës, fotoja që po bën xhiron në rrjet

Një foto e një qeni në Sllovaki po bën xhiron në rrjet. Qeni është filmuar nga kamerat e sigurisë ndërsa ishte ulur në sediljen e shoferit të makinës dhe kishte marrë ‘drejtimin’.

‘Qeni i buzëqeshur’ ishte ulur në drejtimin e makinës Skoda, ndërsa pronari i makinës u justifikua se qeni i është hedhur papritur në prehër dhe për këtë arsye në foto duket se i ka zënë vendin timonit të mjetit.

Një version i cili megjithatë nuk i bindi oficerët e fshatit Sterusy, në veri-lindje të kryeqytetit sllovak Bratislava, sipas të cilëve pamjet tregojnë se nuk do të kishte pasur lëvizje të papritur brenda makinës dhe kështu gjobitën pronarin e makinës.

Mediat britanike nënvizojnë se aktualisht është e paqartë nëse gjoba është vendosur për tejkalim shpejtësie apo për mossigurimin e kafshës në një mjet në lëvizje. Ajo që është e sigurt – shkruan BBC – është fakti se policia ka nisur një apel për shoferët që të mbrojnë kafshët e tyre gjatë lëvizjes me mjet.

Edhe një kafshë e vogël mund të rrezikojë jetën dhe shëndetin gjatë vozitjes”, paralajmëroi policia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ 15 minuta lojë, Maguette zhbllokon derbin me një supergol! Partizani i shënon Tiranës, Cara del i dëmtuar (VIDEO)

DIREKT/ 15 minuta lojë, Maguette zhbllokon derbin me një supergol! Partizani i shënon Tiranës, Cara del i dëmtuar (VIDEO)