Fotolajm/ Qytetarët: Presheva,
Bujanovci e Medvegja janë Shqipëri

PRESHEVE - “Tre krahinat serbe me shumicë shqiptare, Presheva, Bujanovci e Medvegja janë Shqipëri”. Kjo është parulla kryesore e qytetarëve të Luginës së Preshevës të mbledhur në sheshin “Liria” për të mirëpritur kryeministrin Edi Rama, në vizitën e tij historike në këto krahina.

Mijëra qytetarë shqiptarë të mbledhur në shesh, nën këngët dhe vallet shqiptare, mirëpresin siç theksojnë ata kryeministrin e tyre, dhe me një mesazh të qartë edhe për autoritetet serbe: Presheva, Bujanovci dhe Medvegja janë Shqipëri.

Krahas kësaj, një tjetër parullë, që qytetarët mbajnë në duar është “Të bashkuar për një qeveri shqiptare kombëtare”, një tjetër mesazh për autoritetet serbe.

Përpara kësaj vizite, qytetarët e Luginës së Preshevës, kanë vlerësuar ardhjen e kryeministrit Edi Rama, dhe ku në banerat e vendosur thuhet qartazi: Mirësevjen Kryeministër!

Banderola

atmosfera ne presheve

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë

Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë