Një qytetare është shokuar nga djali i Sali Berishës në aeroportin e Rinasit. Ai mbërriti deri tek avioni me një makinë shërbimi VIP në vend që të futej në radhë si të gjithë të tjerët.

Qytetarja thotë se ndjen neveri për këtë diferencim që i bëhet Shkëlzen Berishës.

“Sot fluturova për Vjenë. Me ç’status Shkëlzen Berisha, vjen deri tek avioni me një makinë me ato dyert me shinë, ku ka shënimin ‘private’.

Lehin mediat në tym, dhe askush nuk reagon për këto padrejtësi, ku artistë me famë, hetues prokurorë, rrinë në rresht me të tjerët. …Ndjej neveri për këtë diferencim”, shkruan qytetarja.

Foto nga postimi në Facebook