Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë temës së vjedhjes së energjisë elektrike, dhe konkretisht abuzuesve që fshihen pas fashës 300 kw si dhe akuzave të Partisë Demokratike që heqja e kësaj fashe do të varfërojë edhe më tepër qytetarët shqiptarë.
Përmes një fotoje të publikuar në Twitter ku duket një vilë luksoze disakatëshe, Kryeministri Rama ka ironizuar duke u shprehur se ky është “varfanjak” që fshihej pas fashës 300 kë.
“Shikojeni pak nje "varfanjak" qe fshihej pas fashes mbrojtese 300 KW! E kuptoni o njerez se ç'i ka bere fasha vendit?” shkruan Rama në Twitter.
Prej kohësh tashmë qeveria ka ndërmarrë aksionin kundër vjedhësve ë energjisë elektrike. Po ashtu, kryeministri Rama ka njoftuar heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 kw, ku sipas tij pjesa më e madhe e personave që vjedhin energji fshihen pas kësaj fashe, prandaj kjo fashë mbrojtëse nuk ndihmon qytetarët, por favorizon abuzuesit. Por nga ana tjetër, sipas opozitës heqja e fashës do të shoqërohet me rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shikojeni pak nje "varfanjak" qe fshihej pas fashes mbrojtese 300 KW! E kuptoni o njerez se ç'i ka bere fasha vendit? pic.twitter.com/5GbJO8sxbH
— Edi Rama (@ediramaal) November 28, 2014