Në një kohë kur maska është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura kryeministri Edi Rama u shfaq sot në mbledhjen e Këshillit Politik me maskë të zezë dhe me logon e Kryeministrisë.
E ndërsa Rama e kishte vënë siç duhet maskën, duke mbuluar edhe hundën bashkë me gojën, ndryshe u shfaq kreu i PD-së, Basha.
Gjatë një konference për shtyp në Kosovë ku ndodhet për një vizitë zyrtare pune, kryedemokrati u shfaq me maskë të bardhë të vendosur keq, pasi kishte mbuluar vetëm gojën dhe hundën e kishte lënë jashtë. Fakti që ishte në ambient të hapur dhe nuk kishte fare pse ta mbante maskën.
Gjithashtu një sjellje e paqëndrueshme e PD vihet re në Shqipëri dhe në Kosovës. Në Tiranë të gjithë shfaqen pa maska, ndërsa në Kosovë nuk e heqin as në rrugë.
Vizita në Kosovë e ka detyruar Partinë Demokratike të ndryshojë edhe qasjen ndaj koronavirusit.
Në një kohë kur përfaqësuesit demokratë në Këshillin Politik në Shqipëri vijojnë të mos respektojnë rregullat duhe mos vënë maskë, në Kosovë, kryedemokrati Lulzim Basha dhe të gjithë personat që e shoqëronin janë të pajisur me maska.
Injorimi i masave, veçanërisht vendosja e maskave, janë vënë re shpesh në takimet e Partisë Demokratike, vecanërisht të kreut të saj.

Përfaqësuesit e PD në Tiranë

Basha me përfaqësuesit e PD në Kosovë
Komente










Mbase e ze tere ekipin dhe te kuptoje cfare ka bere se tavani i mungon
PërgjigjuJa ku qendroka problemi, kush e vishka me bukur masken
PërgjigjuMbase e ze Covid 19 ete shikoje cfare ka bere po Doktori eshe ne te apo jo
Basha te vej ket temin per maske do i shkonte me bukur
Përgjigju