PRESHEVË - Ndërsa pritet që Kryeministri Rama të nisë vizitën dyditore në Serbi, ku në axhendë ka parashikuar që të vizitojë edhe Luginën e Preshevës. Përgatitjet për ta mirëpritur Ramën në Luginën e Preshevës, kanë filluar. Në rrugë janë vendosur banera që i urojnë mirëseardhjen Ramës në Preshevë, duke e mirëpritur si kryeministër.
 
Në banderolat e ngritura nga shqiptarët shkruhet Mirësevjen Kryeministër, në to ndodhet edhe fotoja e Ramës.

rama ne presheve

Gjithashtu banderolat shënojnë datën 11 nëntor, datë në të cilën Kryeministri Rama parashikohet të vizitojë Luginën e Preshevës. Vizita e Ramës  në Luginën e Preshevës ka qenë në diskutim deri në momentet e fundit nga ana e palës serbe.

banerat ne presheve

Edhe sipas axhendës, të cilën A1 Report e disponon, kryeministri Edi Rama ka parashikuar të vizitojë Luginën e Preshevës, në ditën e dytë të vizitës, më 11 nëntor.
 
banerat ne presheve
rama ne presheve
rama ne presheve

Redaskia Online
(a.h/shqiptarja.com)