POGRADEC - Aksioni i INUK i cili vijon prej ditësh në vijën liqenore në Pogradec në prishjen e objekteve pa leje, është përshëndetur edhe nga Kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto të aksionit të sotëm, ka shkruar, referuar qeverisë së mëparshme, se legalizuan lokale me korrupsion aty ku ligji e ndalon, ndërsa shton se qindra e mijëra shtëpi familjesh të varfra u lanë pa legalizuar.
“Lane pa legalizuar qindramijera shtepi familjesh te varfra, legalizuan lokale me korrupsion kudo ku ligji e ndalon!” shkruan Rama
Edhe në ditët e mëparshme, kryeministri Rama ka përshëndetur prishjen e objekteve pa leje në këtë zonë, duke u shprehur se tashmë liqeni i Pogradecit po lirohet nga zaptimi i çibanëve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lane pa legalizuar qindramijera shtepi familjesh te varfra, legalizuan lokale me korrupsion kudo ku ligji e ndalon! pic.twitter.com/BMjJ6ejcA8
— Edi Rama (@ediramaal) September 20, 2014