Fotolajm/ Rama: "Loro Boriçi" si 
politika e vjetër, për faqe të zezë

Fotolajm/ Rama: "Loro Boriçi" si <br />politika e vjetër, për faqe të zezë
Në prag të nisjes së punimeve ë rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, i cili siç u premtua nga kryeministri Edi Rama do të jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Serbisë, shefi i qeverisë ka komentuar gjendjen aktuale të stadiumit.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, baskangjitur edhe me dy fotografi, Rama shprehet se gjendja aktuale e stadiumit është për faqe të zezë. Madje kryeministri bën një paralelizëm edhe me politikën e vjetër, e cila sipas tij me fjalë boshe ka lënë pas dore “Loro Boriçin”.


“Stadiumi i Shkodres dhe tribuna VIP si dy pamje te politikes se vjeter te fjaleve boshe e te puneve per faqe te zeze.” shkruan Kryeministri Rama

Pas "Elbasan Arenës", para pak ditësh kryeministri Edi Rama premtoi para publikut se stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë gati brenda 15 tetorit të vitit të ardhshëm, për të pritur kombëtaren serbe në ndeshjen e kthimit e vlefshme për eleminatoret e Evuropianit “France 2016”.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë