TIRANE - Përmes rrjetit social “Twitter” kryeministri Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratës së Partisë Demokratike se objektet që po prishen janë selektive. 

Ai ka publikuar një foto të një objekti që po prishej nga INUK, i cili sipas kryeministrit Rama është legalizuar me hipotekë nga shtetarët e Shqupit.

"Kur ju thone "Jane prishje selektive" jane nfakt si ky skandali ketu:Me legalizim e hipoteke nga shtetaret e Shqupit." shkruan Rama

Ditën e sotme Partia Demokratike akuzoi qeverinë se në aksionin e INUK janë kryer shembje të objekteve në mënyrë selektive, sipas tyre prej aferave klienteliste të kryeministrit Rama.
 
Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)