VLORE - Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot galerinë e arteve në Vlorë, ku ka marrë pjesë në çeljen e ekspozitës me titull “Vlora në Telajo”. Vetë kryeministri e ka konfirmuar këtë, ku përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale, vlerëson ekspozitën e sapohapur dhe punën e artistëve, ndërsa në foto paraqitet me dy artistët vlonjatë, Skënder Kamberi dhe Nestor Jonuzi.
“Me legjendat e piktures tradicionale vlonjate Skender Kamberi&Nestor Jonuzi ne ekspoziten e sapohapur.” shkruan Rama në Twitter.

Në ekspozitën e hapur sot, u prezantuar 500 piktura nga 60 artistë të peisazhit. Kjo nismë u ndërmor nga “Instituti i Librit dhe Promocionit”.
Nga ana tjetër, vetë Kryeministri Rama, duket se ka zgjedhur Vlorën për të shijuar pushimet. Tre ditë më parë, kryeministri mori pjesë në prezantimin e projektit të vijës bregdetare, “Lungomare”, projekt ky që pritet të përfundojë brenda vjeshtës së 2015.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com