Kryeministri Edi Rama thotë se vota për të dhe PS është një votë për Shqipërinë në 'sofrën' e qytetërimit evropian. 

Kreu i qeverisë ka ndarë një foto, ku shihet Statuja e Lirisë në New York, Kulla Eiffel në Paris, Big Beni në Londër, Kulla e Pizës në Itali, si dhe statuja e Skënderbeut në Tiranë, ndërsa bën thirrje për të votuar numrin 5 më 11 Maj për Shqipërinë Evropiane. 

"VOTO 5

Bashkoje votën tënde me mua e me PS, për Shqipërinë që meriton vendin e saj si e barabartë mes të barabartësh, në sofrën e madhe të qytetërimit europian", shkruan Rama. 

Postimi i kryeministrit Rama