Ambasada amerikane kujton sot rihapjen e saj në 1 tetor 1991. Në faqen e Facebook, ambasada ka publikuar një foto të selisë së saj. Në fakt foto tregon ndryshimin e selisë së ambasadës amerikane nga viti 1929 e deri në 2015. 

Dita e sotme përkon me ditën e rivendosjes së marrënënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Në kujtim të ditës historike ambasada shkuan: “Gjatë ceremonisë historike në atë vit, Sekretari për Çështjet Europiane dhe Kanadeze i atëhershëm, Raymond G. H. Seitz, tha se “Marrëdhënia midis dy vendeve tona nis që në fillim të këtij shekulli, kur Presidenti Woodrow Wilson dha mbështetjen amerikane për shtetin shqiptar. Kjo marrëdhënie nuk u harrua kurrë nga ata mijëra amerikanë me origjinë shqiptare…të cilët vazhduan të mbanin lidhje me vendlindjen e tyre përgjatë këtyre viteve.”

ambasada amerikane


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com