Tifozët e Skënderbeut janë bllokuar për disa minuta në aksin Përrenjas-Librazhd si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga moti i keq.

Tifozët e ekipit kampion janë bllokuar në hyrje të qytetit të Librazhdit për disa minuta, por lëvizja e mjeteve nuk ka qëndruar për shumë e paralizuar, pasi vetë tifozët, por edhe drejtuesit e mjeteve të tjera kanë kryer zhbllokimin e rrugës duke rikthyer normalitetin në qarkullim.

Tifozët e Skënderbeut janë nisur drejt Tiranës për ndeshjen me Partizanin, e cila do të zhvillohet 14:00 në stadiumin ‘Qemal Stafa’.

tifozet e skenderbeut
(Në foto: Tifozët e Skënderbeut të bllokuar në aksin Përrenjas- Librazhd)

tifozet e skenderbeut

(Në foto: Tifozët e Skënderbeut të bllokuar në aksin Përrenjas- Librazhd)