Fotolajm/ S'mungojnë vetëm shkallët
Zjarrfikësit pa veshje kundër zjarrit

TIRANE - Jemi mësuar t’i shohim të luftojnë me flakët punonjësit e repartit zjarrfikës si në Tiranë edhe në rrethe të tjera të vendit, por ajo që lë përshtypje të hidhur në këto foto është fakti se ata punojnë pa pasur asnjë masë sigurie për jetën dhe shëndetin e tyre.

Këto foto janë shkrepur një javë më parë, ndërsa një furgon u përfshi nga flakët në rrugët e Vlorës. Si në çdo rast tjetër punonjësit zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur shpëtimin e jetëve të pasagjerëve të këtij furgoni, por duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Siç shihet qartë, punonjësit zjarrfikës nuk kanë kokore dhe as veshje kundër zjarrit.

zjarrfikes pa kokore dhe veshje

Vetëm pak ditë më parë gjatë një zjarri në periferi të Tiranës, të gjithë patën mundësi të shohin se si zjarrfikësit i shuanin flakët duke transportuar ujë me kova, pasi nuk funksiononte rezerva e ujit që mbajnë automjetet zjarrfikëse. Por duket se kjo nuk është e vetmja vështirësi me të cilën përballen zjarrfikësit.

zjarrfikes pa kokore dhe veshje

(jd/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti