Një baba në Indi e ka detyruar vajzën e tij që të shkojë në shkollë kundër dëshirës së saj duke e lidhur atë në motorin që kishte.

Vajza 7-vjeçare refuzonte të shkonte në shkollë dhe babai pas kërcënimeve që do ta detyronte atë të shkonte në shkollë ka kaluar menjëherë në bërjen realitet të këtyre kërcënimeve.

babai lidh vajzen

babai lidh vajzen

babai lidh vajzen

babai lidh vajzen

babai lidh vajzen

Ai e ka lidhur vajzën në sedijen e pasme të motorit të tij “scooter” dhe e ka dërguar ashtu në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të thellë të Utar Pradeshit në Indi. 

Gjatë episodit ka rastisur një gazetar, i cili e ka dokumentuar me disa foto të gjithë skenën dhe ka denoncuar ngjarjen, duke bërë që policia të arrestonte babanë e fëmijës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)