
Kreu i PD Sali Berisha dhe ish-deputeti i PD Ervin Salianji zhvilluan dy takime të ndryshme me demokratët ditën e sotme.
Berisha mblodhi militantët e tij në në Kombinat, Tiranë, ndërsa Salianji zhvilloi foltore në Lezhë.
Edhe pse takimet ishin në distancë, Berisha dhe Salianji u “përballën” online, pasi ora e takimeve ishte e njëjtë, në 18:00.
Por, përballja online duket se nuk ishte edhe aq e favorshme për kreun e PD, pasi kishte vetëm 168 shikime gjatë fjalimit të tij në Facebook, ndërsa Salianji 2.7 mijë shikime.
Lajmi kryesor:
Salianji mbush sallën në Lezhë dhe i çon mesazh Berishës: Harroje se krijoj parti tjetër, PD është shtëpia ime dhe do e bëj fituese












