“Selfo mania” nuk pyet se kë kap. Por ndryshe nga rastet kur të shkrepurit e fotove janë kthyer në rrezik për persona të ndryshëm të cilët për një “selfie” (foto që i bëhet vetes) kanë humbur vëmendjen e janë përfshirë në aksidente, kjo foto ka shërbyer për të dëshmuar edhe një herë tolerancën fetare në vendin tonë.
 
Fotoja në fjalë shfaq priftin ortodoks teksa i tregon foton e tij 4 klerëve të tjerë të cilët ishin ftuar të ndiqnin betimin e kryebashkiakut të ri Erion Veliaj para këshillit Bashkiak.

Ai ka fotografuar veten dhe këtë moment e ka ndarë edhe me drejtuesit e besimeve të tjera, të cilët ishin ulur krah njëri-tjetrit. Ky gjest është kaluar me humor nga klerikët.

kleriken bashkia tirane

Nuk është hera e parë që klerit shqiptarë shfaqen publikisht përkrah njëri-tjetrit ku rasti që i vuri ata në qendër të vëmendjes botërore ishte parakalimi në Paris në homazhet e kryera për viktimat e sulmit terrorist në revistën satirike “Charlie Hebdo” .

Redaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)