Në një kohë që i gjithë vendi ishte nën frikën e një sulmi terrorist për ndeshjen Shqipëri-Izrael, vendi ynë edhe një herë jep mesazhin e paqes dhe tolerancës fetare.
Mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena”, krerët më të lartë të besimit fetar në qytetin e Elbasanit, kanë qenë të pranishëm në stadium ku kanë ndjekur sfidën.
Bëhet fjalë për myftiun Agim Duka, famulltarin Emilio Valente, përfaqësuesin e fesë ortodokse, At Stavri Çipi, Dervish Ardit Muçodemi dhe Presidentin e QBNF (Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar) Arben Ramkaj.
Lexo.al, ka publikuar foton e përfaqësuesve fetarë të pranishëm në stadium.
Edhe një herë tjetër vendi ynë jep mesazhin e paqes dhe tolerancës ndërfetare, në një kohë që shqetësimi për një sulm terrorist në këtë ndeshje ishte më i pranishëm se kurrë më parë në stadiumet tona.

(Përfaqësuesit e komuniteteve fetare në stadium)
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com