BURREL - Prej disa ditësh drejtuesit lokalë të komisariatit të qytetit të Burrelit në rrethin e Matit, kanë vënë në dijeni Ministrinë e Brendshme se në mjediset e policisë nuk ka vend për bllokimin e makinave të vjedhura, pa dokumente, të sekuestruara apo makina që shkaktojnë aksidente rrugore.
Për herë të parë policia ka deklaruar se nuk ka vend për bllokimin e makinave.
Edhe pse ky fakt nuk është pranuar më parë nga zyrtarët e policisë, drejtuesit e automjeteve kanë lëvizur lirshëm në rrugët e qytetit apo rrugët nacionale të Matit, Bulqizës e Dibrës, pasi kanë qenë në njohur me këtë problematikë.
Gjithashtu, mësohet se punonjës të policisë së Burrelit kanë marrë disa nga pjesët e makinave të bllokuara.

*Foto, sjellë në redaksinë e Shqiptarja.com nga një qytetar përmes rubrikës RAPORTONI JU
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com