Një vajzë tre vjeçe pasi humbi për 11 ditë në një pyll të egër të Siberisë u arrit të gjendej mrekullisht nga grupet e shpëtimit falë qenit të saj besnik.

Karina, vajza vetëm tre vjeçe nga Siberia, humbi pasi pa dijeninë e së ëmës po oravatej të ndiqte në pyll të atin e saj që po kthehej në fshatin e tij të lindjes. 

Alarmi i’u dha autoriteteve fillimisht nga mamaja e Karinës dhe këta të fundit nisën menjëherë kërkimet intensive për gjetjen e të miturës. Por ai që bëri të mundur gjetjen e saj ishte qeni që e kish ndjekur gjatë gjithë rrugëtimit në pyll. 

Qeni, që tashmë po përmendet nga të gjitha mediat ndërkombëtare, jo vetëm u tregoi rrugën dhe udhëhoqi grupet e shpëtimit, por edhe ishte kujdesur për 11 netë që Karina të mos vuante nga i ftohti, duke i fjetur pranë.

vajza ne siberi
vajza ne siberi

E mitura deklaroi, fill pas gjetjes, se kishte mbijetuar në pyll falë qenit, ishte ushqyer me manaferra dhe kishte pirë ujë nga lumenjtë. Fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore, 11 ditë pas humbjes në pyll, është e mirë pasi i’u konstatuan vetëm disa pickime insektesh dhe gërvishtje të lehta. 

Vetëm pak orë pasi u shtrua në spital, Karina është kthyer në shtëpi tek prindërit e saj.

vajza ne siberi

vajza ne siberi
vajza ne siberi

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)