TIRANE- Nisma origjinale e Kryeministrit që përmes një urimi për një vit më të mirë tani në festat e fundvitit të kontribuosh për bamirësi, po gjen gjithnjë e më tepër përkrahje.
“Shqipëria Uron, Shqipëria Dhuron” është përkrahur edhe nga ndërkombëtarët. Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi dhe ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu kanë dërguar urimin e tyre për shqiptarët.
Edhe qytetarë të thjeshtë kanë dërguar urimin me sms në numrin 0674067677 dhe më pas e kanë parë të publikuar në fasadën ballore të godinës së Kryeministrisë nëpërmjet një video-projektori.
Përmes këtij veprimi qytetarët kanë dhënë kontributin modest për bamirësi.
Madje shumë kanë postuar në rrjetet sociale, foto ku ata kanë dalë para kryeministrinë, ndërkohë që në fasadën ballore të godinës, tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit" shfaqet urimi i tyre.

(Ne foto: Urimet e qytetarëve të thjeshtë të publikuar në fasadën ballore të godinës së Kryeministrisë)
Por në rrjetet sociale qarkullojnë dhe foto ku tregojnë se ky numër mund të jetë përdorur këtë numër për biznes. Nuk mund të themi nëse janë origjinale apo janë të montuara me photoshop, "shaka pa kripë" të përdoruesve të internetit.
Kështu pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkullonte një mesazh i Gimit nga Gjirokastra, i cili përmes urimit Gëzuar Krishtlindjet shkruante dhe se kishte nxjerrë në shitje Golfin kaç me letra italiane në gjendje shumë të mirë. Madje pas fjalëve “çmimi ishte i diskutueshëm” vendoste dhe numrin e celularit për çdo person që do dëshironte ta kontaktonte.
Sot po në rrjetin social “facebook” qarkullon mesazhi se golfi u shit. Madje Gimi kërkon të mos e merrnin më në telefon .

(Fotot qe qarkullojne ne facebook)

(Fotoja qe qarkullonte para pak ditesh ne facebook, Ku Gimi kishte nxjerre makinen ne shitje)
Ne duam të ripërsërisim se këto janë foto që qarkullojnë në rrjetet sociale, dhe nuk mund të themi nëse janë origjinale apo janë të montuara me photoshop. Mund të jenë dhe "shaka pa kripë" të përdoruesve të internetit.
Ndërkohë nisma e ndërmarrë nga kryeministria ka një qëllim të mirë si nga mesazhi që përcjell ashtu dhe qëllimi, Të ardhurat e përfituara nga këto sms do shkojnë për bamirësi.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
.
/Shqiptarja.com