LEZHE - Stuhia me reshje të dendura të shiut dhe erëra të forta që kanë përfshirë mbrëmë gjatë gjatë gjithë natës dhe orët e para të ditës së sortme rajonin e Lezhës, kanë shkaktuar një sërë problemesh për këtë qark.
Më e prekur nga kjo situatë është zona e Kunes në bregdetin e Shëngjinit. Dallgët e forta të detit të një nate më parë kanë dëmtuar me dhjetëra pisha qindra vjeçare në këtë zonë, ndërsa ka dalë jashtë funksionimit i gjithë sistemi elektrik që furnizon me dhjetëra familje dhe biznese të kësaj zone.

“Një stuhi e tillë nuk ishte parë prej kohësh në këtë zonë,”-janë shprehur banorët dhe peshkatarët në Kune. Sipas tyre ky është një alarm për institucionet për të marrë masa, pasi erozioni ka marrë përmasa të frikshme dhe zona e Kunes rrezikon ekzistencën e sajë.
Tashmë e gjitha zona është pa energji elektrike, pasi janë këputur telat, ndërsa ende nuk dihet kur mund të rikthehet energjia.
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO