NIGERI - Amnesty International ka publikuar pamjet e para me satelit mbi zonën e Baga’s ku Boko Haram ka bërë masakrën e rradhës, që dyshohet se ka shkaktuar 2 mijë viktima. Në pamje duket krahasimi i të njëjtës hapësirë para dhe pas 7 janarit, ku duket qartë që ndërtesat përreth janë totalisht të shkatërruara.

Sipas Amnesty International në Baga dhe Doron Baga janë shkatërruar më shumë se 3,700 ndërtesa gjatë këtij muaji. Megjithatë sipas qeverisë Nigeriane nuk janë 2 mijë viktimat e këtij sulmi të konsideruar “katastrofik” nga militantët ekstremistë, duke e ulur numrin në vetëm 150 viktima.

Sulmi në pjesën veri-lindore të Nigerisë nga Boko Haram konsiderohet si më i rëndi i bërë ndonjëherë, me djegien e qindra shtëpive e mijëra personave. Ky grup ekstremistësh islamikë ka kryer sulme edhe përgjatë javëve të fundit, përfshirë dhe sulme kamikaze me bombë nga fëmijë.

Muajin e ardhshëm Nigeria do të zhvillojë zgjedhjet mes dyshimeve në rritje se mund të drejtojnë me sukses të gjitha pjesën e shtetit, për të penguar grupet e militantëve ekstremistë në kryerjen e masakrave të mëdha çnjerëzore.

sulmet ne Nigeri
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)