TIRANE - Arben Suloj, drejtori i burgut të Fushë-Krujës, ndaj të cili u bë atentat ditën e djeshme, duke i vënë tritol në automjetin e tij, brenda portit të Durrësit, është jashtë rrezikut për jetën.
Është vetë Suloj i cili ka konfirmuar gjendjen e tij shëndetësore, përmes një fotografie të postuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook. Krahas fotos, ai është shprehur se është mirë, ndërsa falenderon të gjithë për mbështetjen e dhënë.
“Jam mire. Faleminderit për mbeshtetje të gjithëve.” shkruan Suloj
Mëngjesin e djeshëm, ndaj tij u bë atentat me lëndë eksplozive, në momentin që ky ishte duke lëvizur me automjetin e tij. Ai mori plagë të rënda dhe u dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku pas mbikëqyrjes së mjekëve dhe operacioneve të kryera, ka arritur të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com