TIRANË- Një grup të rinjsh kanë protestuar në Panairin e Punës 2015 që zhvillohet te Pallati i Kongreseve. Me banera në duar ata kanë dalë përpara godinës ku po mbahet ‘Panairi i Punës’ 2015.
Thirrjet e tyre kanë qenë disa: ‘’Panairi i Punës’’ është ‘’Panairi i kotësisë’’ ose “sot ekzistojnë 2 Shqipëri e të papunëve dhe e të papunësuarve të përjashtuar”. Të zhgënjyer nga situata e vështirë ekonomike në vend dhe nga vështirësia për të gjetur një vend pune, këta të rinj kanë parë si të arsyeshme të protestojnë para këtij organizimi.
Duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e kohëve te fundit siç është ajo e largimit te mijëra shqiptarëve drejt shteteve të huaja, protestuesit fajësojnë qeverinë se nuk po bënë asgjë për këtë situatë.

Gjithashtu ata theksojnë se qeveria e ka ndarë vendin në dy pjesë, atë të oligarkëve dhe atë të popullit të thjeshtë, ku këta të parët përfitojnë nga puna e të tjerëve. Gjatë kësaj kohe Kryeministri i vendit Edi Rama ishte duke mbajtur një fjalim në Panairin e Punës ku ndër të tjera tha se Shqipëria po bën hapa përpara dhe ka marrë kthesën e duhur për hapjen e vendeve të reja të punës.
(k.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com