Korrektësia në orare është një element shumë i rëndësishëm në të gjitha punët e veçanërisht në takime të rëndësishme zyrtare. Në takimin që kreu i PD-së Lulzim Basha pati me presidentin e Parlamentit Evropian Martin Schulz në zyrat e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë ishte e pranishme edhe ambasadorja e BE-së në Shqipëri.

Në foton e bërë nga A1 Report duket se ambasadorja ka qenë pak me vonesë nga orari zyrtar në të cilin ishte planifikuar të zhvillohej takimi. Për këtë arsye siç duket edhe nga fotoja menjëherë pasi ka zbritur nga makina, Vlahutin “ja ka futur vrapit” për të mos u vonuar më shumë.

Sipas informacioneve për A1 Report, vonesa e Vlahutin nuk ka ardhur për shkak të saj, por sepse policia më parë kishte bllokuar qarkullimin e makinave për të kaluar Martin Schulz.

Por, Vlahutin nuk e ka “mërzitur” kjo gjë, ajo është munduar vetëm të arrijë në kohë në takim, e për këtë gjë “ja ka futur vrapit”

vllahutin
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)