Bullgarët pretendojnë se minoriteti në Prespë është i tyri, ashtu siç pretendon edhe qeveria e Shkupit të njëjtën gjë. Në fakt asnjë bullgar nuk ka marrë pasaportë maqedonase, ndërsa e kundërta numëron me mijëra raste.

Sipas mediave bullgare, në një muaj të vetëm në 2012, 7 mijë shtetas maqedonas morën pasaporta bullgare.

Pasaporta bullgare mundëson qëndrim dhe punësim në vendet e Bashkimit Evropian, sepse Bullgaria është anëtare dhe shtetësia bullgare fitohet më së shumë se një vit, për çka janë të nevojshme vetëm disa dokumente, në të cilat kandidati deklarohet se është me origjinë bullgare. Për maqedonasit që jetojnë në Shqipëri, ende nuk ka një shifër zyrtare.

Për maqedonasit që jetojnë në Shqipëri, ende nuk ka një shifër zyrtare. Por nuk të sheh syri makina të parkuara me targa maqedonase. Ndërsa bullgare po, si kjo në foto.

(Shqiptarja.com)