TIRANE- Një aksident ndodhi rreth orës 13:30 tek “Komuna e Parisit, në rrugën "Medar Shtylla" kur një makinë ka përfunduar në hyrje të një dyqani.

Nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Toyota” me targë AA 532 CB ka humbur kontrollin duke shkaktuar aksidentin.

Dyshohet se nga përplasja është lënduar një kalimtare e cila po kalonte në trotuar.

aksident
(Në foto: Automjeti që ka përfunduar në hyrje të një dyqani në rrugën "Medar Shtylla" tek Komuna e Parisit)

aksident
(Në foto: Policia në vendngjarje dhe automjeti që përfundoi në hyrje të dyqanit)

Redaksia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)