TIRANE- Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orëve të vona të mbrëmjes së të premtes tek Shkolla e Bashkuar, në Kryeqytet. Një automjet tip ‘Mercedes’ i cili drejtohej nga një vajzë është përmbysur duke bllokuar dhe një nga korsitë e rrugës.

Si pasojë ka mbetur e lënduar drejtuesja e mjetit e cila është dërguar për në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qënë shpejtësia e madhe e mjetit.

Policia po punon për rrethanat dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

aksidenti makina me logo






























aksidenti makina me logo

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)