TIRANË - Çështja e parkimeve në Shqipëri ka qenë gjithmonë një problem dhe shoferët parkonin kudo, edhe aty ku nuk lejohej dhe binte në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor.
Në këtë drejtim, drejtuesit e automjeteve shfrytëzonin edhe "mirësinë" e policëve të qarkullimit rrugor. Por, mesa duket kjo gjë ka marrë fund. Reformat që kanë ndodhur në polici me ndërrimin e qeverive duket se kanë rritur edhe cilësinë e shërbimit.
Ditën e djeshme(05.11.2013), oficerë të policisë rrugore kanë vendosur disa gjoba të "kripura" për drejtuesit e mjeteve, të cilët nuk respektonin tabelat e qarkullimit.
Dhe pikërisht, aksioni i policisë rrugore u realizua përgjatë bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' duke i vendosur gjoba disa makinave të cilat kishin parkuar në zona të palejuara.

(Foto: Policia rrugore te bulevardi 'Dëshmorët e Kombit)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com