TIRANE - Dy kallëpet e tritolit të gjetura në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamed Gjollesha”, janë vendosur pranë pallatit ku jeton nëna e kryeministrit të vendit, Aneta Rama. Fatmirësisht tragjedia në njerëz u shmang pasi policia u njoftua nga një telefonatë anonime dhe bëri shpërthim të kontrolluar të lëndës eksplozive. Aparamenti i nenes se kryeministrit Rama eshte ne pallatin qe ndodhet vetem 10 metra larg nga stacioni i autobusit ku u gjet tritoli. Por duke iu referuar pozicionit ku u gjet tritoli, vetëm 60 metra larg tij, ndodhet edhe apartamenti ku jetojnë prindërit e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
Ende nuk dihen autorët e kësaj tentative dhe objektivi që ata kanë pasur.
Kjo ngjarje u shenua rreth ores 05:00 te ketij mengjesi, dy ore pas dy shperthimeve me tritol qe ndodhen ne kryeqytet, i pari ne farmacine e babait te ministrit te Puneve te Brendshme Saimir Tahiri dhe i dyti ne banesen e shefit te Krimeve te Korces, Alfred Numani, njerehesh ish-shefi i komisariatit numer 3 ne kryeqytet.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com