FOTOLAJM/Ushtaraku në pikë të
hallit, ja me çfarë operojnë mjekët

FOTOLAJM/Ushtaraku në pikë të<br />hallit, ja me çfarë operojnë mjekët
TIRANE- Pajisjet mjekësore me të cilat duhet të operojnë mjekët e spitalit ushtarak janë në gjendje të mjerueshme. Këto janë disa nga mjetet punës të bluzave të bardha të spitalit universitar të Traumës.

Siç edhe shikohet nga pamja, ata janë në gjendje të mjerueshme dhe më shumë se sa mjete kirurgjikale, të cilat presupozohet të kënë edhe stelizim maksimal, ngjajnë me veglat e punës së marangozit që i hedh vend e pavend.

Fotoja është publikuar në rrjetin social “Facebook”, nga një mjek i cili shpjegon se “kjo është fisha e elektrobisturisë. Origjinali është i drejtë dhe është me një përdorim, kjo është deformuar nga përdorimi dhe nxehtësia. Ndonjë i afërmi juaj mund të jetë operuar me këtë”. Kaq mjafton për të kuptuar batakun e vërtetë në të cilin janë zhytur spitalet tona publike.

pajisje mjekesore

 Shkrimi u publikua sot (12.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh