Ashtu siç propozoi kryebashkiaku Erion Veliaj, rruga pranë shtëpisë ku humbi jetën Klodian Rasha në Tiranë, mori zyrtarisht emrin e 25-vjeçarit.

Në vizitën e ngushëllimit në shtëpinë Rasha, babai i Klodianit, Qazimi, i kërkoi Veliajt që rruga e shtëpisë të mbante emrin e të birit. Pak ditë më pas, premtimi për babain e Klodianit u mbajt nga Veliaj.

Mësohet se para pak ditësh, në fund të dhjetorit, Veliaj e ka vizituar sërish shtëpinë e Klodianit, ku i ka dorëzuar në mënyrë simbolike një kopje të tabelës me emrin e rrugës babait, Qazimit. Ky i fundit ka shprehur edhe dëshirën për të mbjellë një pemë bliri në kujtim të djalit të tij.