TIRANE - Monumenti i Pavarësisë, i inaguruar vjeshtën e vitit të shkuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në parkun Rinia ka rënë sërish pre e hajdutëve të skrapit. Pas vjedhjes së tre pllakave të para në muajin mars, dy pllaka të tjera janë vjedhur së fundmi nga ky monument, ndërsa vetëm njëra prej tyre kushton 380 euro.
Ky monument u ndërtua i tëri me pllaka bronzi, me një kosto prej rreth 355 mijë euro. Burimet e policisë thonë se vjedhësit e kanë shitur njërën prej tyre për vetëm 2 mijë lekë. Ky monument historik u konceptua si një shtëpi, ku është gdhendur deklarata e Pavarësisë, së bashku me firmat e 40 delegatëve që ishin në Vlorë atë ditë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com