TIRANE- Ka qenë një objekt i paprekshëm i izoluar dhe i veshur me shumë mister në kohën e diktaturës. Ka qenë por që nga mbrëmë nuk do të jetë më i tillë. Artistët në oborrin ish-vilës së Enver Hoxhës që mban numrin 31 kanë kapërcyer edhe kufirin e fundit “të paprekshmërisë së saj”.
Mbrëmë në orën 20.00, me pjesëmarrjen e artistëve Ema Andrea, Klod Dedja, Brigel Gjoka, Heldi Pema, Edit Pula, Armando Lulaj, Olson Lamaj, Helona Ruli, Rubin Beqo dhe studentë të Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë është instaluar një videowall, i transmentuar LIVE edhe për spektatorët jashtë vilës.
“Është një element që merr rëndësi artistike të veçantë në komunikimin e eventit, duke iu afruar më shumë kahjes së artit bashkëkohor, është më social dhe larg protokolleve!”. Kështu e kanë komentuar organizatorët gjestin që tregon sipas tyre “rënien e perdes së hekurt”. Artistët pjesëmarrës e lidhin perfomnacën e tyre artistike në raport me të kaluarën, me kujtesën dhe të tashmen në një hapësirë që i bashkon të gjitha perceptimet në një moment të vetëm, dhe këtë moment personal, artistët do ta ndajnë me publikun.
Projekti që shoqërohet me performancë, instalacion, videoart dhe titullohet “Perdja e Hekurt" është kuruar nga Fondacioni për Artin M.A.M dhe propozimi i tyre është prezantuar nga Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë mbi mundësitë e ripërdorimit të këtij objekti në kuadrin artistik, si një rezidencë artistike apo hapësirë ekspozimi për të kthyer vilën e diktatorit Enver Hoxha në hapësirë eksperimentale për kulturat e reja artistike në vend.
Ky propozim është shtysa e parë e realizimit në kohë të shkurtër të projektit pilot me titull "Perdja e Hekurt". Ky projekt konsiderohet si një kthesë konkrete e rivlerësimit të objekteve “të izoluara” si edhe artistëve. Hapja e Vilës së shumëpërfolur nga artistët, mendohet të jetë një ngjarje e rëndësishme në vetvete për të filluar një raport të ri me me të kaluarën.
Shkrimi u publikua sot 30 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 14281
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Në Peshkopi trashësia e borës i kalon 35 cm, i bllokuar bypass i Murrizit! Në Shkodër bora izolon fshatrat malorë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Atentati në Tiranë/ Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, ishin bashkë në makinë! Hetohet konflikti për pronat! Autori i veshur si shpërndarës picash
13 Janar, 08:36
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05