Viti i vjetër po mbaron. Me këtë dixhiturë e ka shoqëruar deputeti i PS Erion Braçe këtë foto të Sali Berishës të realizuar nga fotografi Armando Babani në këto ditë të vështira për ish kryeministrin.

I menduar, dhe me hijen e një plaku të rrudhosur që mezi po kalon ditët e fundit, duket Berisha në këto ditë të fundit të vitit që ndoshta do të jenë dhe të fundit për të i lirë.

Pavarësisht strategjive dhe përpjekjeve të mbrojtësve për të fituar dhe disa ditë më shumë liri për Berishën, Gjykata e ka shtyrë për të shtunën vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë në arrest shtëpie me policë roje te dera duke i kufizuar dhe komunikimin vetëm me njerëzit e tij brenda katër mureve të shtëpisë.