Por, boshnjakët e mbledhur nuk e lanë të bënte një parakalim nga ato që jemi mësuar ta shohim kryeministrin serb. Që në momentin e parë ata nisën ta godisnin atë me gurë e sende të tjera të forta, të cilat edhe pse Vuçiç mbrohej nga një çadër që i mbante mbi kokë njëri prej bodigardëve “nuk shpëtoi shumë lehtë”.
Përveç dëmtimeve në trup, kryeministrit Vuçiç ju thyen edhe syze, çka tregon se ai është gjuajtur nga shumë drejtime dhe çadra që ju mbajt gjithë kohës mbi kokë nuk arriti ta mbronte.
Por, duket se Vuçiç nuk ka pasur syze të tjera me vete sepse edhe në mbledhjen urgjente të mbajtur nga qeveria serbe menjëherë pas asaj që ndodhi, ai është shfaqur pa syze.
Në konferencën që dha pas përfundimit të mbledhjes ishte përsëri ndrysha nga çjemi mësuar ta shikojmë më parë, pasi ai edhe në konferencë doli pa syze sepse xhamat e tyre i la në Srebrenicë.
( Në foto: Vuçiç gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes urgjente të qeverisë serbe për incidentin në Srebrenicë )
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)