TIRANE - Ish-këshilltari i Fatos Nanos në një postim në faqen e tij në Facebook ironizon protestën e ish-të përndjekurve dhe Partisë Demokratike për shembjen e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.
 
Dylgjerit i ka mjaftuar një poezi me tre vargje për të shpjeguar qëndrimin e tij lidhur me këtë protestë, që gati solli dhe konfrontim të dhunshëm fizik mes protestuesve dhe policisë.
 
Ai krahason bunkerin që po restaurohet në Ministrinë e Brendshme, me atë të vendosur në hyrje të ish-Bllokut, pranë Kryesisë së Parlamentit që njihet ndryshe si "bunkeri i Lubonjës".
 
“Memoriali post bllok”, u realizua me mbështetjen e ish-kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha që sot është kryetar i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa u ideu nga Fatos Lubonja. 

Dje, ish-të përndjekurit dhe Partia Demokratike protestuan para Ministrisë së Brendshme duke tentuat të thyejnë kordonin e policisë për të shembur bunkerin që po rikonstruktohet.
 
BUNKERIADA
Bunkeri, bunkerit nuk i ngjan:
Te njëri, i bien legenit, 
Te tjetri, i bien violinës!

lubonja

post bllok
post bllok

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)