FOTO/ Yuri Kim rikthehet në Tiranë, mesazhi para se të linte postin e ambasadores së SHBA në Shqipëri: ‘Non grata-t’ duan t'i vënë zjarrin vendit

FOTO/ Yuri Kim rikthehet në Tiranë, mesazhi para se të linte postin e ambasadores së SHBA në Shqipëri: ‘Non grata-t’ duan t'i vënë zjarrin vendit

Yuri Kim

Zonja Yuri Kim rikthehet në Shqipëri. Këtë herë jo e veshur me xhaketën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë por si Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo shoqëron sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në ndalesën e tij 8 orëshe në Tiranë.

Kim u largua nga Shqipëria në qershor të 2023 nuk kishte vetëm një mesazh, por disa në fjalimin e saj të lamtumirës. Zgjodhi të veçonte lidhjen shpirtërore me vendin tonë në këtë mision të suksesshëm të këtyre 3 viteve e gjysmë ku shprehu mirënjohje për traditën e historinë. Theksoi dhe se do duhet të ketë ende reforma strikte për çrrënjosjen e korrupsionit dhe lehtësimin e procedurave për të drejtën e pronës. 

Yuri Kim është një nga ambasadoret që ka mbështetur fort reformën në drejtësi dhe SPAK për të goditur korrupsionin në nivele të larta. Madje ka përcjellë dhe mesazhe të qarta ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, në prill të 2023, pak muaj para zgjedhjeve vendore të 14 majit, Yuri Kim u përcolli mesazhin shqiptarëve se  shqiptarët nuk duhet të votojnë personat e shpallur 'Non Grata' pasi ata nuk mund të jetë përfaqësuesit e shqiptarëve.

Mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar” deklaroi atëherë Kim.

Shpesh Yuri Kim ka qenë dhe objekt sulmesh nga Sali Berisha, duke e akuzuar se po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama. Kjo ngjalli dhe reagimin e DASH në një moment në 14 dhjetor 2021. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.


Lajmi kryesor:

Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken viziton Tiranën: Mirënjohës për mikpritjen e afganëve! Rama, udhëheqës i shquar! Takon Dumanin e krerët e drejtësisë


Ora 13:19
Yuri Kim kthehet në Tiranë
  • S.G/M.Q./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

    Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?