FOTO/Konkursi për kafshët shtëpiake, lojëra dhe argëtime

Pet Fair, vjen për herë të dytë në Tiranë. Kësaj herë në ditën e tokës, duke sjellë në qendër të vëmendjes ndërgjegjësimin dhe edukimin të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur të kafshëve të braktisura. Në fokusin për qentë, u organizuan konkurse të cilët u mirëpritën nga qytetarët.

“Qeni është si pjestar i familjes. Kam ardhur këtu që qeni im të shoqërohet me qentë e tjerë. Kur nuk i doni të paktën mos i dhunoni”, shprehen qytetarët.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi u shpreh se aktivitete të tilla duhet të shërbejnë për të tërhequr vëmendjen dhe për të shtuar kujdesin për kafshët në ambientet publike.

“Është një ditë shumë e veçantë sot ku jo vetëm kalohet mirë në prezencën e kafshëve shtëpiake por edhe sensibilizohen qytetarët e shumtë që vijnë si në aspektin e mbajtjes së tyre por edhe të mbajtjes së tyre në ambientet publike”, thotë Andi Seferi.

Aktivitetet në kopshtin zoologjik do të vijojnë deri në orën 19.00 duke e bërë këtë të dielë, ditën e natyrës.

Ora 17:46
Tiranë, konkursi për kafshët shtëpiake, lojëra dhe argëtime
  • er.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja