Magjia e Krishtlindjeve! Mirdita një sofër mikpritëse, atmosfera si asnjëherë më parë! Panair në shesh e koncerte çdo mbrëmje

Atmosfera e Krishtlindjeve ka trokitur në Mirditë. Qyteti i vogël në verilindje të vendit është veshur me dekorin festiv, ndërsa sheshi "Abat Doçi", një sofër mikpritëse për vendas dhe turistë.

Me moton "Festo N'Mirditë", përgjatë gjithë muajit dhjetor organizohen aktivitete kulturore dhe artistike.

Mbrëmjen e së mërkurës sallën e pallatit të kulturës e mbushën me spektatorë dy këngëtaret e reja Adelina Ndoj dhe Elsa Mrruku, të mbeshtetura nga Gjin Dona, Arben Gjeloshi, Kastriot Kola, Ronaldo Mesuli dhe tre grupe te valleve.

Aktivitetet do të jenë të përditshme, thotë kryebashkiashku Albert Melyshi, ndërsa qytetarët duket se po e shijojnë së tepermi atmosferën festive.

Albert Melyshi kryetar i Bashkise Mirditë: Presim vëllezerit e motrat tona emigrantë. Këtë vit do të festojmë bashkë këtu në shesh, ashtu si sonte kishim një koncert festiv do të kemi çdo mbërmje aktivitete”.

“Sivjet po shoh dicka ndryshe nga vitet e tjera, sonte ishin dy këngëtare që këndojnë në diasporë. Kaq mirë se kam parë kurrë. Është hera e parë që bëhet një festë e tillë dhe po na pëlqen. Vitet e tjera udhëtonim drejt Tiranës, sot e kemi festën këtu”, shprehen qytetarët.

Festa do të kulmojë me Koncertin e Krishtlindjes “Vox Iuvenum” më 22 dhjetor në  Katedralen “Jezusi i vetmi shpëtimtar i botës”.

B.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë